Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm

Shqipëria

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm

Më: 21 mars 2025 Në ora: 14:54
Anuela Ristani

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm, duke shkarkuar nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten.

Ndërsa vetëm tri ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte nxjerrë një urdhër, ku i delegonte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt.

Megjithatë, Veliaj e ndryshoi më pas këtë vendim, duke pranuar se ridelegimi i kompetencave ishte një gabim, pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat