Festa e Sulltan Nevrozit/ Kryegjyshi botëror i bektashinjve uron besimtarët: Lutemi për paqe e mbarësi

Shqipëria

Festa e Sulltan Nevrozit/ Kryegjyshi botëror i bektashinjve uron besimtarët: Lutemi për paqe e mbarësi

Më: 22 mars 2025 Në ora: 11:07
Haxhi Dede Edmomd Ibrahimaj

Sulltan Nevruzi, një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët bektashinj. Haxhi Dede Edmomd Ibrahimaj, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve në ditën e Sulltan Nevruzit ka uruar mirësi për të gjithë qytetarët, ndërsa ka bërë thirrje që të lutemi për paqe e mirësi.

“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, ka thënë ai.

Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi.

Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22. Përveç se një festë fetare në Shqipëri, Nevruzi njihet edhe ndërkombëtarisht prej OKB-së si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat