Do e shiste në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari që u kap me armë zjarri, e pëson edhe një tjetër

Shqipëria

Do e shiste në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari që u kap me armë zjarri, e pëson edhe një tjetër

Më: 24 mars 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në Tiranë pasi u kap me armë zjarri.

I riu me iniciale B. M.,  dyshohet se do e shiste pistoletën në kryeqyetet. Arma e zjarrit raportohet se iu gjet gjatë kontrollit fizik, ndërsa e ka pësuar edhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

“Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë”, njoftuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “GUN”.

U kap në flagrancë me 1 armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.

Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat