“Nuk ka më lojëra me kënetën dhe moçalin”/ Rama: Më 11 maj kutitë duhet të jenë plot

Shqipëria

“Nuk ka më lojëra me kënetën dhe moçalin”/ Rama: Më 11 maj kutitë duhet të jenë plot

Më: 25 mars 2025 Në ora: 18:06
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha sot se zgjedhjet e 11 majit janë mundësia e fundit e qyetarëve për t’i dhënë fund kënetës. Rama i bëri këto deklarata për zgjedhjet dhe opozitën nga takimi që po zhvillon këtë pasdite në Lezhë.

Në fjalën e tij, Rama tha se në 12 maj do të numërohen votat e 11 majit që duhet të jenë plot me vullnetin e popullit përtej të majtës dhe të djathtës.

Rama deklaroi se e vetmja mënyrë që opozita të vijë në pushtet është nëse ndryshon.

Rama tha se duke votuar në këto zgjedhje, shqiptarët shprehin vendimin e tyre për 2 çëshjte: integrimin europian dhe opozitën.

“Në datë 12 maj ne do të numërojmë votat.

Më 11 maj kutitë duhet të jenë plot me vullnetin e popullit përtej të majtës dhe të djathtës.

Nuk ka më lojëra me kënetën dhe moçalin.

Kjo është mundësia edhe për qytetarët e magjepsur nga këneta.

Nëse nuk thahet këneta, ata nuk vijnë dot kurrë në pushtet.

Shohni listën që kanë bërë.

Qyetarët kanë mundësinë e artë të bëjnë një rrugë e dy punë: të mos i bien ndesh amanetit kombëtar për Europën, por edhe të braktisin kënetën”,-tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat