“Nuk kemi më nën kontroll drejtësinë”/ Rama: Kemi mbështetur SPAK-un

Shqipëria

“Nuk kemi më nën kontroll drejtësinë”/ Rama: Kemi mbështetur SPAK-un

Më: 25 mars 2025 Në ora: 18:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se drejtësia nuk është më nën kontrollin e politikës. Rama tha se reforma për të hequr kontrollin e politikës ndaj drejtësisë është bërë me vullnet të plotë.

Në fjalën e tij, gjatë takimit më të rinjtë në Lezhë, Rama tha se qeveria ka mbështetur SPAK-un dhe Gjykatën Speciale.

Rama u shpreh me nota vlerësuese ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Rama shtoi se është hera e parë në vend që qytetarët shohin dënimin e një deputeti apo ministri.

“Ne nuk kemi më drejtësinë nën kontroll.

Me vullnet të plotë kemi bërë një reformë që kemi hequr kontrollin e politikës.

Kemi mbështetur SPAK-un dhe Gjykatën Speciale.

Altin Dumani nuk lindi këto 3 vjet.

 Nuk e sollën as nga Amerika, as nga Europa.

Kishit parë ndonjëherë ndonjë ministër apo deputet që të shkojnë në Prokurori e të japin përgjigje.

Dhe pas kësaj t’i fusin edhe në burg?

Sot është diçka krejt tjetër.

Ne duhet të jemi shumë krenar se për herë të parë po i japim shqiptarëve se mund të bëhet realitet barazia para ligjit”,-tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat