“Program për strehimin dhe punësimin”/ Berisha: Disa prej mediave kontrollohen nga qeveria

Shqipëria

“Program për strehimin dhe punësimin”/ Berisha: Disa prej mediave kontrollohen nga qeveria

Më: 19 prill 2025 Në ora: 20:29
Pamje nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Në fjalën e tij, Berisha u ndal te disa çështje të lidhura me zgjedhjet.

Berisha u shpreh se programi i PD-së do të bëjë gjithçka për punësimin dhe strehimin e të rinjve.

“Do modernizojmë arsimin. Do vendosim mësuesit në piedestal. Do bëjmë gjithçka për punësimin dhe strehimin e të rinjve. Do jepen grante për familjet e reja. Dhe nëse bëhen me 3 fëmijë, ai grant falet përgjithmonë. Shqipëria do të kthehet në kryeqendër të teknologjisë”,-tha Berisha.

Berisha tha se programi i PD-së është konkret dhe duhet mbështetja me votë e shqiptarëve.

“Ky program është konkret. Ky program kërkon mbështetjen tuaj”,-tha Berisha.

Berisha hodhi akuza se disa prej mediave në vend janë nën kontroll nga qeveria.

“Mediat janë nën kontroll të tmerrshëm nga qeveria. Mbremë Këlliçi ishte në televizionin shtetëror dhe ndodhi ajo që nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Alisë. Dhe u ndërpre transmetimi në mes. Histori e turpshme. Edhe gjatë komunizmit nuk ndodhte një gjë e tillë”,-tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat