Berisha premton kompensime pronash dhe legalizime në Himarë dhe i drejtohet Kryeministrit: Edi Rama, nuk do i gëzosh kurrë tokat e banorëve

Shqipëria

Berisha premton kompensime pronash dhe legalizime në Himarë dhe i drejtohet Kryeministrit: Edi Rama, nuk do i gëzosh kurrë tokat e banorëve

Më: 24 prill 2025 Në ora: 12:02
Sali Berisha

Sali Berisha: Qeveria e ardhshme paprekshmërinë e pronës, kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet do t’i ketë përparësi absolute.

Sot, në Shqipëri ka ligje që janë një kopje e ligjeve të ’46. Rama ka krijuar një agjenci ku ka vendosur si pronë të gjithë terr e shtetit shqiptar. Ka vënë aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve në Himarë, në Vlorë, në Berat, kudo në Shqipëri.

Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të kthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, që e meriton neverinë tuaj, se erdhi si misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili në familjes e tij do të plaçkisë Gjipen dhe tokat e manastirit.

Edi Rama as ti nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë, që është e manastirit dhe e këtyre banorëve dhe ti nuk do mund ta marrësh kurrë. Shqipërinë Madhështore ne do e nisim nga dhimbshuria, nga solidariteti njerëzor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat