Policia në Vaun e Dejës ka evidentuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, konkretisht në fshatin Vig.
Në dy zona të shpyllëzuara të këtij fshati u zbuluan 2200 bimë të dyshuara si kanabis të kultivuara në tokë, si dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë të mbjellë në kubikë, raporton Euronewsalbania.
Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se një pjesë e bimëve dhe fidanëve u sekuestrua, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vend përmes djegies.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve dhe fidanëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.