Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D. i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.
Njoftimi:
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranëGjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurinenr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit tëMbrojtjes sëTerritorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.Ska ndikuar tek shtetasi A.D për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë,u caktuan edhe masat përkatëse të sigurisë.