“Ishim në situatë xhungle”, Rama në Fier: Turma fëmijësh mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës

Shqipëria

“Ishim në situatë xhungle”, Rama në Fier: Turma fëmijësh mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës

Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:06
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Fier.

Rama: Diversifidkimi me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli me fillimin edhe të disa projekteve të erës me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri falë shtatkraft për sistemin e pompimit të ujit. Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike është afër, nga vend në hall të madh të jemi  transportues neto.

Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur, do ta vendosi vetë fatin e vet dhe do të kalojë në eksport neto.

S’është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm. Ishim fenomen jashtë Evropës, për të gjetur të ngjashmit tanë duhej të shkonim shumë larg nga Evropa ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për të vjedhur ose marrë në mënyrë të paligjshme, ose për ta marrë ligjërisht dhe mos e paguar fare. Edhe për mineralet ishin në situatë xhungle, turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve me trasta për të fituar bukën e gojës, pro jemi të vetëdijshëm të rrisim kapacitete përpunuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat