“Jam futur në konflikte me disa burra këto kohë”, Rama: Roskoveci është burrë i bërë nga një grua

Shqipëria

“Jam futur në konflikte me disa burra këto kohë”, Rama: Roskoveci është burrë i bërë nga një grua

Më: 29 prill 2025 Në ora: 18:20
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier.

Ai u shpreh se Roskoveci ka ndryshuar nga “dora” e kryebashkiakes, duke thënë “se kur ishte burrë në dorë të burrave, Roskoveci ishte copë-copë”.

“Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur.

Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh.

E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë.

Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua.

Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskovec, copë-copë”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat