Sali Berisha me veshje sportive në SPAK, kryedemokrati batuta: Me këtë ndryshim klimatik…

Shqipëria

Sali Berisha me veshje sportive në SPAK, kryedemokrati batuta: Me këtë ndryshim klimatik…

Më: 5 maj 2025 Në ora: 09:44
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur me veshje sportive në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.

Ndryshe nga herët e tjera, kur ai ka mbërritur në SPAK me xhaketë serioze, Sali Berisha kishte zgjedhur një sportive.

I pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e tij, ish-kryeministri u përgjigj se do të shkonte në fushatë.

“Sepse po shkoj drejt fushatës, po shkoj drejt e në fushatë. Tani do të nisem”, u shpreh ai.

“Në fushatë s’keni shkuar sportiv?”, iu drejtua gazetari.

Ndërsa Berisha u përgjigj me batuta: “Tani me këtë ndryshimin klimatik, natyra është forcë madhore të imponon.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat