PS-PD mbyllin fushatën/ Mesazhet Rama-Berisha

Shqipëria

PS-PD mbyllin fushatën/ Mesazhet Rama-Berisha

Më: 9 maj 2025 Në ora: 21:27
Sali Berisha

Dy partitë politike në vend Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë mbyllur fushatën e tyre elektorale në kryeqytet.

Mesazhet nga të dyja kampet kundërshtare ishin të qarta.

Rama u shpreh se askush nuk e mund PS dhe pas fitores së 11 Majit do të jetë e pandalshme me Shqipërinë në krah drejt BE.

"Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë ku do qëndrojmë pas fitores historike të dielën e 11 majit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot po nuk kuptuan pse ne i mundim përherë e m thellë.

Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Më të mirë kështu siç po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të dalin nga maternitetit se në sheshet e Shqipërisë. Edhe ata prurje të reja, nuk ngjajnë me ne. Ngjajnë me kundërshtarët tanë. Dava humbësash. Janë larg me ne. Ne edhe artimetikisht do ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është blof, ky është truk, ky është propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit.

Po pse nuk qenka e mundshme. Ne kemi sot 74 mandate. A di kush të më thotë pse, në cilin qark ne do e humbim një mandate. Në Kukës? Nuk kanë si na e marrin se nuk e lejon aritmetika, ajo që unë kam mësuar, jo ajo 7×7 bëjnë 6 milionë. Në Shkodër, kemi 3 mandate, pse do e humbim një? Se kreu i bashkisë po e transformon Shkodrën në një vend të denjë? Çfarë kemi bërë ne bashkë me Benetin, është minimum të pretendojmë një plus.

Në Lezhë, kemi tre mandate, në Durrës kemi 8, dhe mund të humbim një nëse njerëzit do kuptojnë se Oerd Gjinkalla është suksesi. Tulla e 6 e kënetës është duke rënë. Mandati I 9 I Elbasanit na shpëtoi për një fije në zgjedhjet e shkuara, një plus hyn të minimum i 11 majit. Njëjtë edhe Fieri Gazi i botës nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin të kthehet në shtëpinë tonë. Në Berat, Vlorë Gjirokastër nuk ka top që I lëviz mandatet tona. Tirana ha bukë veç, do të shkojmë nga 18 në 20 mandate.

Disa çyrykë të berberhaneve, thonë Rama i bën llogaritë me votat që blen se këtu nuk ka zgjedhje sa kohë fiton PS e Ramës. Por ju unë, të gjithë ne e dimë shumë mirë se ne nuk na mund dot askush për sa kohë do kemi me vete vizionin më modern dhe ambicien më të madhe për Shqipërinë. Vendosmërinë më të madhe për ndryshim, jemi bartësit e palëkundur të shpirtit europian të Shqipërisë. Asgjë dhe askush nuk e ndal dot ngjitjen tonë me Shqipërinë në BE".

Nga ana tjetër Berisha tha se në 100 ditët e para pas marrjes së pushtetit, PD do të hedhë bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

“Miqtë e mi, secili prej jush, qindra mijëra të tjera opozitare e opozitarë që nuk janë këtu sot, meritojnë një mirënjohje të pakufishme pasi ju me energjitë tuaja, me guximin tuaj, me entuziazmin tuaj, mbollët në një muaj rresht në të katër anët e Shqipërisë filizat e shpresës, dritën e fitores në zemrën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve.

Ju arritët me përkushtimin tuaj, me fisnikërinë tuaj, me përulësinë tuaj, të fitoni zemrat dhe mendjen e qindra mijëra shqiptarëve.

Ju bëtë të pabesueshmen, të besueshme, irealen, reale, ju mblidheni sot në prag të një fitoreje madhështore.
Sot vetëm një ditë na ndan nga 11 Maji, dita e vendimit më të rëndësishëm që ne shqiptarët e të gjitha gjenerateve, kemi marrë dhe do marrim në jetën tonë.

Ditën e vendimit me të cilin ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar sqiptarët, nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, që e varfëroi atë, që e izoloi atë më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra.

Ndaj dhe sot, këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje qindra e mijëra burrave dhe grave fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni me datën 11 Maj, votoni ndryshimin sepse vota juaj do të jetë para së gjithash votë për dinjitetin tuaj.

Sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrën më çnjerëzore u përçmuan ju, u poshtëruan ju, u detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi.

Jo, më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro.
Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind.

Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit.
Vendi juaj, me djersën tuaj, është më i pasuri në rajon dhe ju e meritoni atë.

Të rinj dhe të reja, ju që votoni me datën 11 për herë të parë, keni një fat të bardhë.
Po të gjithë ju të tjerët që shkoni me 11 Maj, vota juaj ka peshën e jetës tuaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, ka peshën e ëndrrës tuaj të bukur.

Në 100 ditët ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re, të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.
Zotimi ynë solemn është se do dyfishohen fondet për arsimin.

Shkollat tuaja do modernizohen dhe se ju, se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet.
Se asnjë fëmijë nuk do mbetet pa shkollën e mesme.

Asnjë mesatare nuk do ketë për ju në universitete.
Shkollimi dhe punësimi juaj është zotimi ynë solemn.

Të dashur të rinj dhe të reja, mos harroni kurrë se me 11 Maj vota është edhe për dinjitetin tuaj.
Ju jeni të rinj dinjitozë, ju e dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i shfazuar, kur një njeri i dezekuilibruar, u tha se për mandatin e katërt do u sigurojmë dy kile farë kungulli në një fyerje të madhe për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.
Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë.

Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania.
Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike.
Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant.

Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 përqind në taksa.
Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij.
Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat.

Sot, njeriu që u afroi ju 2 kg fare kungulli, u ofron ju një apartament për 108 vjet punë.
U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati.

30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë.
70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë.
Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç.“,
tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat