“Burrec dy metra, do të pësonte fatin e Biden nga Trump”- Rama dhe Berisha thumbohen në distancë për përballjen televizive!

Shqipëria

“Burrec dy metra, do të pësonte fatin e Biden nga Trump”- Rama dhe Berisha thumbohen në distancë për përballjen televizive!

Më: 9 maj 2025 Në ora: 23:43
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kryedemokrati Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, kanë thumbuar në distancë njëri-tjetrin për debatin e munguar televiziv, ftesë që kreu i qeverisë e refuzoi.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se, sipas tij, Rama refuzoi ftesën sepse i druhej faktit që  mund të përfundonte si Biden përball Trump, ndërsa e ka cilësuar dhe “burrec dy metra”.

“Burreci dy metra i gjatë nuk vjen dot në debat sepse e di që do të pësojë fatin që pati Biden në debatin me Trump!”, shkruante ai.

Image
Sali Berisha

Pas këtij komenti erdhi dhe reagimi i Ramës, i cili në “Opinion”, kur i lexuan komentin e Berishës, refuzoi të komentonte dhe e cilësoi  sërish kryedemokratin si buf kënete.

“Nuk kam asnjë koment. Ai është një buf kënetë që sot ka mbaruar fushatat e jetës së tij dhe që ditën e dielë, bashkë me kënetën do marr një mesazh shumë të qartë dhe kuptimplotë nga populli. Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta”, replikoi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat