Ja si ndahen deri tani mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

Shqipëria

Ja si ndahen deri tani mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

Më: 12 maj 2025 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 75 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 45 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 2 mandate.

Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat