Bledi Kasmi e quajti “situatë të jashtëzakonshme” atë që po ndodh me shifrat zgjedhore, duke përmendur si shembull humbjen drastike të votave të PD-së në Fier.
"Ka një rrjedhje të jashtëzakonshme dhe jemi në situatë të jashtëzakonshme për të kuptuar shifrat.
Po të them vetëm një shembull, rastin e Fierit. Nuk ka asnjë logjikë normale politike apo elektorale që ta kuptosh se çfarë ka ndodhur në Fier.
PD në 2021 ka pasur 65 mijë vota. A e dini sa vota ka sot? 25 mijë vota i janë lënë.
Nuk mund të ndodhi me asnjë vend që bën zgjedhje normale, nuk mund të ndodhi në asnjë vende që opozita është 2 mandate në opozitë, të ketë një rrjedhje prej 7% të elektoratit.
Vetëm nëse ka rënë ndonjë bombë atomike dhe kanë vdekur ata të gjithë mund të ndodhi kjo.
Kjo është një shenjë e qartë e një strategjie të manipulimit të procesit elektoral", u shpreh Kasmi në “Ora News”.