PD, antimiting ditën e samitit/ Nura: Justifikim për humbjen, do shkojnë vetëm militantët

Shqipëria

PD, antimiting ditën e samitit/ Nura: Justifikim për humbjen, do shkojnë vetëm militantët

Më: 14 maj 2025 Në ora: 00:08
Sali Berisha

Gazetari Artur Nura e sheh qasjen e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit dhe antimitingun më 16 maj, si justifikim për humbjen.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se te protesta e thirrur nga Berisha për mos njohjen e zgjedhjeve, do shkojnë vetë militantët

“Ishte justifikim për rezultatin. Berisha duhet ta kuptojë, autoritetet europiane, kanë uruar kryeministrin e ri. Në mitingun e protestës do shkojnë vetë militantët.

Mesazhi është i qartë për Berishën, duam institucione, bëj opozitë, jo destabilitet. Qasja e Berishës ishte e ashpër, por ishte justifikim për humbjen”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat