Aksidenti i katërfishtë në kryeqytet, shoferët përleshen me njëri-tjetrin

Shqipëria

Aksidenti i katërfishtë në kryeqytet, shoferët përleshen me njëri-tjetrin

Më: 14 maj 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Te pallati me shigjeta, dje rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident i katërfishtë.

Dy makina kanë qenë të ndaluara në semafor të kuq, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur me shpejtësi dhe janë përplasur seri. Nga ky aksident pati vetëm dëme materiale.

Pas përplasjes, drejtuesit e dy makinave të fundit janë përleshur me sende të forta dhe janë larguar duke braktisur makinat.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar.

Makinave u është ushtruar kontroll në perimetrin e vendngjarjes, ku policia ka gjetur një plumb të paplasur.

U është marrë deklarim edhe dy drejtuesve të makinave që kishin qëndruar në semafor dhe u përfshinë në aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat