Policia çon në SPAK deputetët, Edi Palokën dhe Klevis Balliun/ Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së…

Shqipëria

Policia çon në SPAK deputetët, Edi Palokën dhe Klevis Balliun/ Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së…

Më: 18 maj 2025 Në ora: 12:38
Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu

Ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin.

Ata penguan mediat që të intervistonin dhe veçanërisht gazetaren në fjalë, e cila më pas i është drejtuar Policisë së Tiranës me një denoncim. Për shkak të kompetencës, dosja i është përcjellë SPAK-ut për veprime të mëtejshme. Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së, që pretendon vjedhjen e votave nga mazhoranca më 11 maj. Ky procedim penal vjen menjëherë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës të ditës së premte (16 maj), ku Paloka dhe Balliu sulmuan gazetarët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Prej ditësh deputetë dhe drejtues të PD-së kanë fyer, sulmuar dhe anatemuar mediat dhe gazetarët pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duke mos e gjetur shkakun brenda vetë partisë dhe strukturave, por tek ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat