Sefa: Opozita nuk mësoi nga gabimet, fitorja e PS-së ishte e jashtëzakonshme

Shqipëria

Sefa: Opozita nuk mësoi nga gabimet, fitorja e PS-së ishte e jashtëzakonshme

Më: 19 maj 2025 Në ora: 21:37
Indrit Sefa

I ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora News", avokati Indrit Sefa u shpreh se që nga miratimi i Kodit Zgjedhor dhe në vazhdim, partitë opozitare nuk mësuan nga gabimet e paraardhësve dhe nuk arritën të krijonin një front të ri opozitar, ndërsa fitorja e Partisë Socialiste ishte e jashtëzakonshme.

" Me thënë të drejtën unë që nga momenti që u miratua kodi si edhe në gabimet që kanë bërë partitë opozitare, të cilët nuk mësuan nga gabimet e paraardhësve të tyre, të cilët kishin për detyrim në konceptin tim që të kishin një front të ri opozitarë.

Partitë e tjera që nuk kishin në linjën e partisë Demokratike duhet të ishin detyrimisht në një front. Ja përcaktonte sistemi, aritmetika, llogaritë e të gjitha llojeve. Debatet politike nëpër studio janë bërë të gjitha në këtë drejtim dhe ka qenë në vlerësimin tim një arrogancë totale e disa prej drejtuesve të këtyre partive të cilët nuk kanë pranuar të jenë në një koalicion. 

Unë mendoj që rezultati ishte i jashëtzakonshëm për PS-në. Unë mendoja që do kishte një fitore të thellë Partia Socialiste sepse  e kishte ndërtuar listën dhe strategjinë elektorale në atë formë që të arrinte në fitore, por rezultati i PD-së që është lokomotiva e opozitës ishte totalisht zhgënjyes dhe përveç arsyeve që unë mendoj që i kanë bërë vetë me duart e veta këta faktorët opozitarë dhe këta mjeshtërat e kodit zgjerdhor të PD-së, mendoj prap se fitorja e mazhorancës ishte shumë e madhe për të qenë vetëm ato arsye teknike", u shpreh Sefa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat