Këlliçi: Kushdo që mendon se PD nuk do të reflektojë e ka gabim

Shqipëria

Këlliçi: Kushdo që mendon se PD nuk do të reflektojë e ka gabim

Më: 20 maj 2025 Në ora: 18:15
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një dalje televizive ka folur për situatën paszgjedhore.

Këlliçi është ndalur te Kodi Zgjedhor, për të cilin tha se është kodi më me defekte që ka prodhuar ndonjëherë pluralizmi.

Konkretisht, Këlliçi u ndal te rasti i Ilir Alimehmetit i cili nuk arriti të siguronte një mandat në Parlamentin e ardhshëm, gjë të cilin ai e quajti çmenduri.

Më tej Këlliçi tha se kushdo që mendon se PD nuk ka reflektuar pas 11 majit e ka gabim.

Gjithashtu Këlliçi tregoi se çdo ditë marrin denoncime për blerjen e votës, ku u ndal te një rast në Prrenjas, ku rezultonin 24 fletë votimi më shumë se votues.

“Uroj të mos ketë më zgjedhje në Shqipëëri me këtë Kod Zgjedhor. Ky kod është produkt i Edi Ramës, është kodi më me defekte që ka prodhuar ndonjëherë pluralizmi shqiptar. Rasti i Ilir Alimehmetit një çmenduri më vete. Kushdo mendon që PD nuk do të reflektojë e ka gabim. Vëmendja mediatike  nuk duhet të shkojë te analiza e brendshme e një partie politike. Çdo ditë që kalon marrrim denoncime të reja. U njoha me rastin e Prrenjasit, ku ishin 24 fletë votimi më shumë. Këto fakte kemi pëër detyrë t’ua çojmë vëzhguesve ndërkombëtarë”, tha Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat