“Terror ndaj liderve opozitarë”/ Berisha: Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale

Shqipëria

“Terror ndaj liderve opozitarë”/ Berisha: Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale

Më: 20 maj 2025 Në ora: 21:32
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje televizive ka folur për rezultatet e 11 majit.

Berisha tha se nuk ishin zgjedhje, por një farsë elektorale, gjë që është evidentuar dhe në 4 rezoluta ndërkombëtare.

Kryedemokrati tha se është ushtruar terror ndaj liderëve të opozitës si dhe blerje të votave.

“Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumentave themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale. Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat