Deputetët i rikthehen jetës parlamentare/ Të enjten seancë plenare, Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Shqipëria

Deputetët i rikthehen jetës parlamentare/ Të enjten seancë plenare, Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 9 shtator

Më: 21 maj 2025 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Data 9 shtator pritet të jetë dita e mbledhjes së Kuvendit të ri që ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë deputetët pritet t’i kthehen jetës parlamentare pas 2 muajsh shkëputje.

Javën e ardhshme prite të mbahet një mbledhje e Konferencës së kryetarëve për të miratuar programin e punës së Kuvendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të enjten e ardhshme prite të mbahet seancë parlamentare.

Kuvendi duhet të vijojë punimet deri më 8 korrik, në Kushtetutë sqarohet se nuk mund të shqyrtojë ligje 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe nisjen e legjislaturës së re, që pritet të jetë 8 shtatori.

Deri më 8 shtator zgjat mandati i deputetëve të legjislaturës aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat