Gazetari, Erblin Vukaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se mediat në Amerikën e Jugut i njohin grupet kriminale shqiptare si kartelet e Ballkanit.
Vukaj: Në dokumentar kemi të paktën dy gazetarë nga Kolumbia që thonë kontekstin e kriminalitetit pra grupeve kriminale në Amerikën Latine, atje është një perceptim krejt tjetër.
Është një perceptim tjetër sepse ne nisemi me idenë që ok jemi 3 milionë popullsi, një shtet i vogël dhe në raport me popullsinë kriminaliteti mendoj unë të paktën është shumë i lartë, shumë i madh dhe bën atë që në kontekste të tjera do ishte shumë e vështirë në sensin pra të vijë deri te kontrolli i rrugëve të trafikut të kokainës.
Por në një vend tjetër si Kolumbia prsh me rreth 50 milionë banorë ose në gjithë kontinentin e Amerikës së Jugut ku ka qindra milionë banorë diferenca është shumë e papërfillshme në sensin për të bërë një impakt aq sa popullata atje të jetë e njohur me realitetin e kriminaliteti shqiptar.
Në kontekstin se si e njohin mediat në Amerikën e Jugut grupin kriminal ose grupet kriminale shqiptare është kartelet e Ballkanit.
Pra pak a shumë na fusin të gjithë bashkë, çfarë vijnë nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova, nga Serbia, nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria kontekstualizohen në media sikur janë bashkë.