Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen negociatave për Grupkapitullin 4, kryeministri Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria

Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen negociatave për Grupkapitullin 4, kryeministri Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 23:04
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE”, shkroi kryeministri në Facebook duke shtuar se Grupkapitulli 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” përfshin kapitujt 14, 15, 21 dhe 27 përkatësisht “Politikat e transportit”, “Energjia”, “Rjetet trans-europiane” dhe “Mjedisi dhe klima”.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA NUK NDALET

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.

Kapitujt përfshijnë:

Politikat e transportit (Kapitulli 14),

Energjia (Kapitulli 15),

Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),

Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat