U vetëhodh nga kati i dytë i banesës së tij, ndërron jetë 65-vjeçari në Fier

Shqipëria

U vetëhodh nga kati i dytë i banesës së tij, ndërron jetë 65-vjeçari në Fier

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një person, 65-vjeçar, ka ndërruar jetë në spital, pasi u vetëhodh nga kati i dytë i banesës së tij, në Fier.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Levan të Fierit. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 65-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Levan, shtetasi A. Th., 65 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, është vetëhedhur nga kati dytë i banesës së tij, dhe si pasojë ka humbur jetën, në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat