Të akuzuar për drogë, vjedhje e grup kriminal, Shqipëria ekstradon drejt Italisë 3 të kërkuarit

Shqipëria

Të akuzuar për drogë, vjedhje e grup kriminal, Shqipëria ekstradon drejt Italisë 3 të kërkuarit

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një operacioni policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Romën.

Të ekstraduarit janë:

Ervin Dema, 40 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Breshias për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.

Edmond Zhuja, 41 vjeç – gjithashtu i kërkuar nga Gjykata e Breshias për të njëjtën vepër penale dhe përfshirje në një grup kriminal.

Klaus Nikolli, 33 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Milanos për vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Autoritetet shqiptare dhe italiane theksojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e drejtësisë përmes ndjekjes pa kompromis të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat