“PD-ja ka prova flagrante për 11 majin”/ Nuri: Askush s’mund të bëjë pazar në kurriz të opozitarëve

Shqipëria

“PD-ja ka prova flagrante për 11 majin”/ Nuri: Askush s’mund të bëjë pazar në kurriz të opozitarëve

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 19:30
Franc Nuri

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri tha sot se PD-ja ka prova rastesh flagrante të blerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në një hapësirë televizive në ‘Syri Tv’, Nuri u shpreh se opozita ka për detyrë të ekspozojë faktet që zgjedhjet janë të paligjshme e të pavlefshme ndërsa organet ligjzbatuese le të nxjerrin personat përgjegjës.

Nuri shtoi se nuk do të tolerohen e as amnistohen ata që bëjnë pazar në kurriz të opozitarëve, qofshin dhe nga opozita.

“Berisha ka ekspozuar dy raste flagrante, pasi votonte qytetari, një nga vëzhguesi shkon më pas merr kutinë e kthen përmbys dhe nxjerr fletën e votimit dhe e kontrollon më pas për kë ka votuar, dhe më pas e hedh sërish fletën në kuti. Bëhet për të kontrolluar votën, patronazhimin. Ose kontroll vote ose blerje vote. Duan ta kontrollojnë e të jenë të sigurt. I bëjnë këto mes të ditës dhe para kamerave, ekspozimi i këtyre fakteve i bën të reflektojnë këtë persona se ç’kanë bërë më 11 maj.

Filmimet e QV  janë kërkuar. Po përpunohen e analizohen. Ka filmime sa për muaj të tërë, asgjë s’ka për të shpëtuar. Personat që kanë përgjegjësi do të ekspozohen përditë e rastet flagrante do të dalin. Personat që kanë bashkëpunuar do mbajnë përgjegjësi sipas rastit. Ne sot kemi për detyrë t’i ekspozojmë faktet që zgjedhjet janë të paligjshme e të pavlefshme, kjo na vlen si opozitë dhe PD, organet ligjzbatuese le të nxjerrin personat përgjegjës. Ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi. Askush s’mund të bëjë pazar në kurriz të opozitarëve, qofshin dhe nga opozita këta shkelës. S’mund të tolerohen e amnistohen. S’mund të tallen me votën e demokratëve dhe shqiptarëve. Kanë qenë farsë e orkestruar e jo zgjedhje.

Në një shtet si Shqipëria që është ushtruar presion nga pushteti,. Në zona të caktuara janë përdorur bandat e grupet kriminale në shumë qytete të mëdha të vendit, ka pasur miliona euro nga shteti me forma të ndryshme, bonuse, para të pista, favorizime fiskale.

PD po bën një proces të gjatë ankimor, mund të krahasohet me zgjedhjet e 2001, kjo procedurë s’është ndjekur, s’ka pasur këto përmasa në 20 vitet e fundit. Po ushqejmë me prova jo vetëm, qytetarët por edhe partnerët ndërkombëtare, si OSBE-ODIHR”,-th Nuri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat