Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat