Lirohen dy hapësira publike në bregdetin e Golemit, sekuestrohen 190 çadra dhe shezlongë! Nën hetim një grua

Shqipëria

Lirohen dy hapësira publike në bregdetin e Golemit, sekuestrohen 190 çadra dhe shezlongë! Nën hetim një grua

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në 2 hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë.

Ato ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat