Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me ngadalësimin e proceseve hetimore dhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi. Ai ka reflektuar shqetësimet e ngritura edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Raport i cili nga njëra anë lavdëroi punën e SPAK, por nga ana tjetër kritikoi sistemin në KLP dhe në KLGJ.
Sipas Karamuços, pas një periudhe të karakterizuar nga arrestime dhe operacione të mëdha, ka një ngecje të dukshme, veçanërisht që nga muaji shkurt, e cila u thellua gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ishte premtuar e kundërta.
Karamuço u shpreh se ende mungon një qasje efektive për hetimin e krimeve zgjedhore dhe kërkoi mënyra të reja për përgjim në kohë reale. Eksperti theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te institucionet, por edhe te infrastruktura e munguar dhe pengesat strukturore që kanë sjellë një ngërç në funksionimin e drejtësisë.
“Ka humbur pak atë që ne herë pa here ishim mësuar që të kishim arrestime apo operacione të mëdha, ka ngecur në disa gjëra, por mendoj se do të dalin edhe ato nga vera. Do të zëvendësojnë kohën që nuk pati lëvizje, sidomos nga shkurti.
Thanë që nuk do të ndalohemi as një fushatë dhe as në zgjedhje dhe ndodhi krejt e kundërti e cila më pas u cilësua si një heshtje zgjedhore. Gazetarët shpesh thonë se do të ketë arrestime për krimet zgjedhore, por unë ende nuk shikoj dritë në fund të tunelit. Duhet gjetur një gjejnë mënyra të reja për të përgjuar bisedat në kohë reale. Duhet të ecin më shumë përpara.
Ka një çështje që duhen zgjidhur, pasi ne po shikojmë që disa gjëra nuk po ecin në reformën në drejtësi. Kemi probleme edhe infrastrukturore, të drejtësisë së munguar që kanë çuar në ngërç, duhet të kompromis”, tha Karamuço për “Abc News”.