Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

Shqipëria

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 14:37
Qani Xhafa

Deputeti Qani Xhafa u aksidentua disa kohë më parë, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

SPAK ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me 6 muaj burg për të.

Megjithatë, prokuroria ka propozuar që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe Xhafa të kryejë një vit shërbim prove.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga gjykata.

Avokati: Qani Xhafa ka qenë në darkë familjare. Dhe po kthehej me shokët dhe miqtë e tij. Ai e ka pranuar ngjarjen.

Është i arsimuar. Mund të dënohet me gjobë për shkeljen e konsumuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat