Nuk pagoi paratë e hotelit ku qëndroi në Palasë, shpallet në kërkim! Procedohet 40-vjeçari, u denoncua nga një vajzë për ngacmim

Shqipëria

Nuk pagoi paratë e hotelit ku qëndroi në Palasë, shpallet në kërkim! Procedohet 40-vjeçari, u denoncua nga një vajzë për ngacmim

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin E.H. nga Tirana, i cili është larguar pa paguar 450 euro nga një hotel në fshatin Palasë ku kishte qëndruar tre ditë.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një banor i Dhërmiut për dëmtime prone.

Në Sarandë, një 40-vjeçar nga Ksamil është hetuar për ngacmim seksual, pas denoncimit të një 24-vjeçareje.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe:

shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.

nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., banues në Dhërmi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja T. H., se ky shtetas i ka prishur murin rrethues në pronën e saj, në fshatin Dhërmi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. A., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat