SPAK kryen kontrolle në disa biznese të Ergys Agasit

Shqipëria

SPAK kryen kontrolle në disa biznese të Ergys Agasit

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

SPAK ka urdhëruar kontrolle në disa objekte e biznese të Ergys Agasit apo personave të lidhur me të.

Burime konfirmuan se nuk ka masa sigurie, por vetëm kontrolle në këto pika.

Kontrollet janë në kuadër të një procedimi tjetër penal, ku janë konstatuar gjatë hetimeve elemente që krijojnë dyshime për aktivitet të paligjshëm.

Po sipas burimeve, nga kontrollet me vendim gjykate janë sekuestruar aparate celular, dokumente dhe 2 automjete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat