Rrëzohet kërkesa e PS-së për rivlerësimin e votave, anëtari i KAS shpjegon vendimin

Shqipëria

Rrëzohet kërkesa e PS-së për rivlerësimin e votave, anëtari i KAS shpjegon vendimin

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 16:28
Anëtari i KAS, Ledio Braho

KAS ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkoi që edhe në rastet kur shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit në rastin e votës për kandidatët, por është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, të llogaritej si votë e vlefshme.

Anëtari i KAS, Ledio Braho ka shpjeguar për mediat se përse është marrë vendimi për të rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste.

“Edhe manuali i miratuar nga komisioni rregullator, se ne për vlerësimin e votës ne bazohemi te Kodi Zgjedhor dhe te udhëzimi i nxjerrë nga Komisioni Rregullator. Udhëzimi është i qartë që kur kryqi i vendosur në kolonën e një subjekti nuk është brenda kuadratit që është për kandidatët, atëherë vota konsiderohet e vlefshme vetëm për subjektin zgjedhor.

Ne këtë qëndrim kemi mbajtur, ndërsa nëse ajo nuk është në kutinë përkatëse të kandidatit ajo nuk mund të llogaritet si votë e kandidatit. Ne i kemi qëndruar vlerësimin objektiv, se nëse një kryq vendoset anësh, e bën të paqartë se për cilin kandidat është vendosur”,-tha Brahaj.

Ai shpjegoi se vendimi i sotëm, mund të ankimohet si nga PS edhe nga parti të tjera, në Kolegjin Zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat