Ekstradimi i tre miqve të Talo Çelës/ Eksperti i Kriminalistikës: Një prej tyre, mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

Shqipëria

Ekstradimi i tre miqve të Talo Çelës/ Eksperti i Kriminalistikës: Një prej tyre, mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 19:40
Eksperti Ervin Karamuço

Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Aldo Xhika, tre miq të Talo Çelës u ekstraduan një natë më parë nga Dubai.

Eksperti Ervin Karamuço, në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News tha se do të ketë deportime të tjera dhe se nuk ka të bëjë me ekstradime, por deportime.

Ai nënvizoi se kjo nuk po bëhet vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë rajonin. Gjithashtu shtoi se ka informacion se një nga të ekstraduarit, mund të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka një informacion të pakonfirmuar që njëri prej tyre që ka ardhur mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ende nuk është konfirmuar, dhe kjo mbetet të shihet në vijim. Pra mund të themi që ka një person që ka shprehur dëshirën për të folur. Ai mund të ndihmojë hetimet dhe pse jo mund të jetë komplementar. Këto i bëjnë mirë procesit. Deri tani nuk ka asnjë informacion për Talo Celën, nuk dihet deri më sot fati i tij”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat