Konflikt në Astir, një person përfshihet në një sherr me grushte me dy të tjerë pranë banesës së ish-bashkëshortes

Shqipëria

Konflikt në Astir, një person përfshihet në një sherr me grushte me dy të tjerë pranë banesës së ish-bashkëshortes

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Një konflikt fizik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, ku një person është përfshirë në një sherr pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve nga gazetari Igli Çelmeta, personi në fjalë ka shkuar në banesën ku jeton ish-gruaja e tij së bashku me vajzën 15-vjeçare.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Mësohet ai ka qëlluar me grushte njërin prej të pranishmëve dhe pas ngjarjes është larguar menjëherë, duke lënë makinën në vend.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat