Rama: Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët

Shqipëria

Rama: Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 19:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht që qytetarët dhe turistët atje të kenë pushime të sigurta.

Në një postim në Facebook, i njëjti ka deklaruar se kanë mbajtur një trajnim për rojet bregdetare.

“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rojet bregdetare morën pjesë në trajnimin ‘Lifeguard & Ndihma e Parë’, organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës”.

“Ky trajnim u fokusua në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det – një aftësi jetike për sigurinë e pushuesve në vijën tonë bregdetare”, ka shkruar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat