Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë në Fier rreth 1000 bimë narkotike kanabis.
Për këtë u arrestua në flagrancë një 48-vjeçar, i cili ishte duke u kujdesur për bimët narkotike
Po ashtu u procedua penalisht edhe babai i autorit, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarakë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.