I dënuar për tentativë vrasjeje/ Arrestohet shqiptari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Shqipëria

I dënuar për tentativë vrasjeje/ Arrestohet shqiptari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 33-vjeçari Erjon Mera, i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim.

 Kjo për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat