Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit/ Rama: Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Trump

Shqipëria

Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit/ Rama: Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Trump

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 18:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me sulmin e SHBA-së ndaj Iranit.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Rama shprehet se Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.

“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore.

Kjo është një teokraci - e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si "Satanike" dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë - ndryshe nga çdo shtet i armatosur me armë bërthamore, pavarësisht sistemit politik.

Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”,-shkruan Rama.

Image
X
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat