Procedohet nëna e 13-vjeçares që u vetëhodh nga pallati në Korçë, për çfarë akuzohet

Shqipëria

Procedohet nëna e 13-vjeçares që u vetëhodh nga pallati në Korçë, për çfarë akuzohet

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Procedohet nëna e 13-vjeçares që u vetëhodh nga lartësia në Korçë, për çfarë akuzohet

Sonila Dhëmbi, nëna e vajzës 13-vjeçare e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se procedimi penal ka nisur për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” pasi nga hetimet ka rezultuar se nëna e të miturës I ka shkaktuar probleme psikologjike të bijës.

13-vjeçarja është dërguar në një qendër në kryeqytet për të marrë mjekim shëndetësor dhe përkujdesje psikologjike ndërsa nuk ka rrezik për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat