U përfol si kandidat i mundshëm i opozitës për Tiranën, përgjigjet Ethem Aga

Shqipëria

U përfol si kandidat i mundshëm i opozitës për Tiranën, përgjigjet Ethem Aga

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 22:22
Ethem Aga

Gjatë emisionit Review në Euronews Albania, mbrëmjen e së dielës, Ethem Aga, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në Tiranë.

Ai ka qenë një ndër emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës për Tiranën.

“Të them mendimin tim të lirë, unë kam thënë që nuk ja kthej shpinën luftës dhe do të jem pjesë e fushatës. Do të ishte mirë që kandidati të dilte nga struktura e PD-së, që është pjesa më e madhe e elektoratit. Ky është mendimi im personal.” -tha Aga.

PD ende nuk ka dal me një kandidat zyrtar duke i qëndruar një vendimi të kryesisë për të mbështetur kandidat të pavarur nga ana tjetër PS do të kandidojë me Ogerta Manastirliun për kryeqytetin pas shkarkimit të Erion Veliajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat