Gazetari i kronikës për Euronews Albania, Eni Ferhati, komentoi këtë të të hënë në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli mbi ngjarjen tragjike të ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Autori i ngjarjes është Elvis Shkambi, i cili është vetëdorëzuar pas krimit.
Duke analizuar rrethanat e sigurisë në institucionet gjyqësore, Ferhati ngriti pikëpyetje serioze mbi rolin dhe përgjegjësinë e Policisë së Shtetit në këtë rast.
“Gjykata e Apelit ka shfaqur shqetësimet e saj për problematikat që ka, duke thënë se s’kanë ambiente dhe për çështjet e sigurisë. Ka dyshime që Shkambi të ketë kaluar drejt sallave të gjyqit. Në Gjykatën e Apelit ka një polic të shtetit në shkallë që ruajnë. Kjo ngjarja është përgjegjësi direkte e Policisë së Shtetit, kam përshtypjen që Kryeministrin dhe ministren po i keqinformojnë, sepse në reagimet e tyre kam parë që po përjashtojnë Policinë e Shtetit. Nga ora 8 deri në 16:00 e ka policia e shtetit një shërbim të planizuar. Ndërkohë që pas orarit zyrtar, Gjykata e Apelit ka një kontratë me shoqërinë shtetërore Ilirian Guard. Policia është përgjegjëse në këtë rast.” – tha Ferhati.