Selanik/ Sekuestrohen 23 kg marijuanë nga Shqipëria, ishin fshehur tek rezerva e karburantit

Shqipëria

Selanik/ Sekuestrohen 23 kg marijuanë nga Shqipëria, ishin fshehur tek rezerva e karburantit

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 11:05
Policia

Një automjet i ngarkuar me drogë në Shqipëri, është ndaluar nga policia greke ndërkohë që është arrestuar drejtuesi.

Policia greke kishte siguruar informacion në lidhje me një 41-vjecar shqiptar, i cili kryente trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi.

Mjeti i tij është ndaluar në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganorë nga Shqipëria. Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram marijuanë.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjecarit shqiptar i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat