Depozitohet programi qeverisës 2013-2017, Kuvendi: Diskutohet nesër në seancë, ora 11:00 - Bota Sot
Depozitohet programi qeverisës 2013-2017, Kuvendi: Diskutohet nesër në seancë, ora 11:00

Shqipëria

Depozitohet programi qeverisës 2013-2017, Kuvendi: Diskutohet nesër në seancë, ora 11:00

Më: 10 shtator 2013 Në ora: 18:36

Kryeministri, Edi Rama i ka dorëzuar sot programin qeverisës të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar. Programi qeverisës mësohet se i është dorëzuar çdo deputeti bashkë me një letër personale shkruar nga kryeministri, Rama.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, edhe Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi depozitimin e programit qeverisës, i cili do të diskutohet në seancë plenare nesër në orën 11:00.
“Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar programi i qeverisë kryesuar nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, për periudhën 2013-2017. Programi do të paraqitet në seancë plenare, ditën e mërkurë, datë 11 shtator, 2013, ora 11:00”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndërkaq, PS njoftoi se programi nuk është në version elektronik, ndaj për mediat ai do të jetë i disponueshëm duke filluar nga ora 19:30. Një kopje e tij do të merret vetëm pranë zyrave të Partisë Socialiste.
Në seancën e dytë të legjislaturës së sapunisur, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi që debati për programin të zhvillohej që nesër. Por, ky propozim është kundërshtuar nga grupi opozitar.
Grupi i PD-së ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.

Sipas Palokës, deputetet e opozites kane nevoje per kohe per tu njohur me programin e per te pergatitur nje debat serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...