Zbardhet programi qeverisës 2013- 2017, Rama: Të qeverisim siç e meriton Shqipëria - Bota Sot
Zbardhet programi qeverisës 2013- 2017, Rama: Të qeverisim siç e meriton Shqipëria

Shqipëria

Zbardhet programi qeverisës 2013- 2017, Rama: Të qeverisim siç e meriton Shqipëria

Më: 10 shtator 2013 Në ora: 20:22

Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka bërë publik programin e saj 4-vjeçar qeverisës.
Programi prej 78 faqesh, përfshin një letër të kryeministrit, Edi Rama, 6 kapituj kryesor si dhe CV-të e të gjithë kabinetit qeveritar.

Kapitulli i parë përfshin Integrimin në Bashkimin Evropian, më pas Shqipëria Evropiane në Rajon dhe në Botë, më tej, Shteti i së Drejtës dhe Demokratizimi i Shoqërisë, Zhvillimi Ekonomik dhe në fund Shërbimet Publike.
“Qëllimi ynë është i qartë: Të qeverisim siç e meriton Shqipëria. T’u japim shqiptarëve një pamje të prekshme të Shqipërisë Evropiane që ëndërrojnë dhe meritojnë. Ta bëjmë Shqipërinë model frymëzues jo vetëm të paqes, po edhe të zhvillimit në rajon. Ne i sjellim Kuvendit të Shqipërisë këtë program qeverisës, të plotvetëdijshëm se ku duam të shkojmë; me vullnetin për të ndarë me njerëzit e këtij vendi çdo të vërtetë, sado të hidhur; me gatishmërinë për të marrë për këtë vend gjithë vendimet e nevojshme, sado të vështira; me vendosmërinë për t’u rënë ndesh pushteteve apo pozicioneve të privilegjuara që janë krijuar përmes padrejtësive qeveritare, duke deformuar ekonominë tonë, sado të konsoliduara; me frymën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit me këdo që ndan me ne jo çdo ide ose bindje, po së paku vetëdijen se Shqipëria është atdheu, kurse Evropa është e ardhmja jonë. Unë besoj fort se me këtë vetëdije, shqiptarët votuan Rilindjen. Dhe Rilindje do të jetë!”- shprehet ndër të tjera kryeministri, Edi Rama në letrën që shoqëron programin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...