Tabaku: Programi duhet të jepet përmes Kuvendit, mungesë serioziteti - Bota Sot
Tabaku: Programi duhet të jepet përmes Kuvendit, mungesë serioziteti

Shqipëria

Tabaku: Programi duhet të jepet përmes Kuvendit, mungesë serioziteti

Më: 11 shtator 2013 Në ora: 06:48

Menjëherë pasi u bë publik programi i qeverisë Rama, vjen edhe reagimi i grupit parlamentar të PD-së.

Përmes zëdhënëses së këtij grupi, Jorida Tabaku bëhet me dije se ky program nuk është vënë në dispozicion nga Kuvendi, duke treguar, siç thotë ajo një mungesë transparence dhe serioziteti.

“Programi nuk është vënë në dispozicion nga Kuvendi. Mungesa e programit është mungesë transparence dhe serioziteti”

“Është e turpshme përpjekja për mungesën e programit”, shprehet në reagimin e saj Tabaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...