Kuvendi seancë të shtunën për të diskutuar programin e qeverisë

Shqipëria

Kuvendi seancë të shtunën për të diskutuar programin e qeverisë

Më: 11 shtator 2013 Në ora: 17:06

E njoftuan seancën kur Presidenti i Republikës ende nuk i kishte dekretuar ministrat, ky që për mazhorancën është një lëvizje antikushtetuese, për kreun e grupit parlamentar LSI- nuk ishte nxitim as tragjedi.
Në të vërtetë pohohet se seanca e paraqitjes së programit qeverisës nga Edi Rama u bë pasi presidenti nuk i dekretoi ministrat para orës së caktuar për seancë.
Ilir Meta kryetar i Kuvendit ka qenë në konsultim të vazhdueshëm më krerët e grupeve parlamentare. Ndaj për debatin do të ketë një seancë të shtunën.
Praktika e kryeministrit demokrat Berisha në 2005-ën ka qenë tjetër, sipas dokumentave parlamentare që citon Vasili.
Paraprakisht i jepet përgjigje negative edhe kërkesës për të folur një përfaqësues i opozitës pasi kryeministri Rama të paraqesë programin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat