Zguro: 1151 ankesa në KPP gjatë 2024-ës, 536 milionë lekë kursime

Shqipëria

Zguro: 1151 ankesa në KPP gjatë 2024-ës, 536 milionë lekë kursime

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 17:37
Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Fiorent Zguro paraqiti sot raportin vjetor për vitin 2024 në Kuvend

Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Fiorent Zguro, paraqiti sot raportin vjetor për vitin 2024 në Kuvend. Sipas Zguros, gjatë këtij viti, Komisioni regjistroi 1151 ankesa, kryesisht për procedurat e prokurimit publik, 437 ankesa lidhur me dokumentet e tenderëve dhe 714 për fazën e vlerësimit të ofertave.

Komisioni shqyrtoi 1135 ankesa, duke kërkuar modifikime për 327 prej tyre dhe duke përshpejtuar kohën e shqyrtimit të ankesave, që tani është 12 ditë.

“Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte kursimi i 536 milionë lekëve për buxhetin e shtetit dhe një rënie e ankesave të shqyrtuara jashtë afatit ligjor në 9,26%, nga 10,1% që ishte në vitin 2022”, deklaroi Zguro.

Komisioni, sipas tij, miratoi dy manuale ligjore për operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore dhe ka bërë të mundur publikimin e të dhënave sipas standardeve ndërkombëtare, duke rritur transparencën.

Zguro vuri në dukje se reforma e Komisionit është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian dhe SIGMA, duke marrë 91 pikë nga 100 në raportin për administratën publike në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat